Të gjithë qytetarët, të cilët kanë aplikuar për kartat e identitetit me qëllim që të jenë pjesë e procesit të votimit në 6 bashkitë, nuk duhet të shqetësohen. Pavarësisht se periudha e nevojshme është 14 ditore, ministria e Mbrojtjes bën me dije se proceset janë përshpejtuar. Pra të gjithë aplikantët do t’i kenë gati mjetet e identifikimit e më pas të mund të votojnë.