Të moshuarit mbi 75 vjeç do ta kenë kartën e identitetin pa afat. Ky është propozimi që ka bërë Ministria e Brendshme në një projektligj të hartuar për letërnjoftimet. Ministria propozon që për këtë kategori qytetarësh shqiptarë karta e identitetit të ketë vlefshmëri jo të limituar me afat kohor si për gjithë shtetasit e tjerë por të jetë e vlefshme deri sa ata të jenë në jetë. Sipas ministrisë së Brendshme, kjo bëhet për të shmangur koston e aplikimit si dhe marrjen e shenjës së gishtërinjve për shkak të pamundësisë fizike për të shkuar pranë zyrave të aplikimit.