Konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA–Karta e Adriatikut, çeli të mërkurën punimet e saj në Tiranë. Fokusi i konferencës janë zhvillimet dhe dinamikat në mjedisin e sigurisë në rajon dhe më gjerë, rritja e shpenzimeve të Mbrojtjes mbi pragun 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto dhe objektivat e planifikimit dhe rishikimit NATO-s për vendet partnere.