Policia e Tiranës ka arrestuar një 23 vjeçar dhe tre të tjerë janë vënë nën hetim pasi akuzohen për shitje të kartave të klonuara. Në kuadër të operacionit policor të koduar “X-Card”, është bërë ndalimi i të riut i cili u premtonte, nëpërmjet platformave online, karta të klonuara bankare, në këmbim të vlerave monetare.