Çmimet e karburanteve vijojnë të shënojnë rritje në tregun vendas. Së fundmi, çmimi i benzinës është rritur nga 199 në 205 lekë për litër, duke vijuar trendit rritës të çmimeve të karburanteve në vend. Po ashtu edhe nafta mbetet në nivele të larta, ndonëse ka pêsuar një rënie të lehtë, ku nga 219 këtë të martë çmimi për litër ka shkuar në 216 lekë. Nga ana tjetër, çmimi i gazit vijon të jetë më i qëndrueshëm, teksa një litër tregtohet për 66 lekë.