Një prej zyrtarëve të Departamentin Amerikan të Shtetit tha se Izraeli do te lejojë qe te hyjne 140 mijë litra karburant cdo dy dite në Gaza. Shumica e karburantit do të përdoret për kamionët që shperndajnë ndihma,si dhe për mbështetjen e OKB në sigurimin e ujit. Pjesa tjetër e karburantit do të përdoret për shërbimet e telefonisë dhe internetit e cila ishte ndërprerë më parë. Sasia e karburantit do t’i shpërndahet popullatës civile në Gazan Jugore përmes OKB së në pikën e kalimit në Rafah, me kusht qe te mos arrijë në Hamas.