Ministria e Bujqësisë njoftoi vendosjen në karantinë të një pularie të vendosur në zonën e Rrashbullit në Durrës, pasi testet kundër gripit të shpendëve rezultuan pozitive. As ministria dhe as subjekti privat në pronësi të së cilës është ferma e karantinuar nuk bëjnë me dije numrin e shpendëve të ngordhura, ndërsa është marrë vendimi për ndalimin e importit të shpendëve të gjalla, zogjve, vezëve, mishit dhe nënprodukteve të tjera të tyre nga shtete si Polonia, Belgjika, Bullgaria, Gjermania, Hungaria, Moldavia, Italia dhe Bosnja.