Zona e karaburuni mbetet ende në flakë për të shtatën ditë radhazi. Edhe pse është punuar për shuarjen e flakëve, me gjithcka ka qenë e mundur, situata vazhdon të mbetet e vështirë. Të hënën u nisën drejt Karaburunit 30 pjesëtarë të ushtrisë nga reparti i poshnjës në Berat, ndërkohë janë nisur atje edhe 10 punonjës të ADZM.