Top News-Karabinierët italianë në veri të Kosovës/BE forcon praninë e EULEX pas tensioneve të fundit
09/11/2022 12:04

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se një njësi karabinierësh italianë ka arritur ne Kosovë për të siguruar sundimin e ligjit në dritën e zhvillimeve të reja në veriun e Kosovës, pas tërheqjes së punonjësve serbë nga të gjitha institucionet vendase. “Në këto kohë të tensionuara në Kosovë, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX përmbush detyrën e tij për të garantuar qëndrueshmëri. Forca Evropiane e Xhandarmërisë, pjesa e Karabinierëve zbarkoi sonte që përkohësisht ta përforcojë Njësinë Policore të EULEX-it në Kosovë. EULEX do të vazhdojë që të mbështesë një mjedis të sigurt”, shkroi Borrell në Tëitter. Karabinierët do t’i bashkohen Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it, e përbërë prej 105 zyrtarëve policorë polakë, që kanë shtuar patrullimet në veri, ku nuk ka më pjesëtarë të policisë nga radhët e komunitetit serb, pas vendimit të Listës Serbe, subjektit kryesor të politikë të serbëve të Kosovës për t’u tërhequr nga institucionet e vendit, pas mospajtimeve rreth një vendimi të qeverisë qendrore në Prishtinë për t’i dhënë fund përdorimit të targave të makinave të lëshuara nga Serbia. Lajmi për përforcimin e njësive rezervë të EULEX-it, vjen në kohën kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka thënë se shpreson që ky mision dhe ai i NATO-s, KFOR, të marrë përgjegjësitë policore në katër komunat në veri të Kosovës. Më herët, misioni ie EULEXit tha se nuk ka marrë përsipër përgjegjësi policore në veri të Kosovës.

Top Channel/ Kosovë, Kushtetuesja rrëzon Osmanin dhe Haxhiun
30/03 22:57
Top Channel/ Protestë për ekspozitën e luftës, veteranët e UÇK përplasen edhe me policinë
30/03 20:21
Top News- ‘S’jemi kundër serbëve, Serbia është kundër nesh’/ Kosova kërkon dorëzimin e Radoiçiç
30/03 19:20
Top News- Shembja e rrugës në Prishtinë/ Nis hetimi ndaj zytarëve përgjegjës për keqpërdorim detyre
30/03 15:39
Top News- Kurti takime me opozitën për presidentin/ LVV paralajmëron tërheqjen e dy kandidaturave
30/03 14:37
Top News- Pagë e 13-të për sektorin publik/ Qeveria miraton vendimin, përfitojnë dhe nënat lehona
30/03 13:14
Top News- Kurti zbardh takimin me Macronin: Diskutuam për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse
30/03 13:04
Top News – ‘Besoni te vetja, siç besojmë te ju’. Kryeministri Kurti viziton përfaqësuesen e Kosovës
30/03 12:52
Top Channel/ 1 milion euro për Botërorin, 500 mijë euro kombëtares së Kosovës për Sllovakinë
30/03 12:18
Top News- Misioni i FSK në Gaza/ Kurti: Jemi gati për forcën paqeruajtëse
30/03 11:13
Top News – Çmimet vetëm rriten në Kosovë…Qytetarët ankohen për kosto të papërballueshme
29/03 14:29
Top News – FSK gati për dislokim në Gazë / Pritet vetëm drita jeshile nga institucionet e shtetit
29/03 14:13
Top Channel/ “Kur heshtja flet”, libër për gjyqin e UÇK-së. Apel për drejtësi dhe debat mbi Hagën
28/03 12:28
Top Channel/ Ekspozitë me të pavërteta! Polemika në Prishtinë, pasaktësi për masakrat në Kosovë
28/03 12:26
Top News- Ekspozitë për masakrat, por me gabime, autorët ulin numrin e viktimave
28/03 11:16
Top News- Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës: Kujdesemi për një mjedis të sigurt
27/03 22:30
Top Channel/ Si u thur plani për eliminimin e Liridonës, dëshmia trondit dhe të akuzuarit
27/03 19:29
Top News- ‘Opozita nuk bashkëpunon’/ ‘Presidenti’, VV hedh akuza: Të shmangim zgjedhjet!
27/03 17:57
Top News – ‘Naimi më ofroi para’. Flet i akuzuari i tretë për vrasjen e Liridona Ademajt
27/03 13:19
Top Channel/ Shokon personi që eliminoi Liridonën: Murseli më premtoi 1300 euro në mua
26/03 20:31