Top News – Kaq e pat solidariteti! Vendet e pasura po marrin “të gjithë” vaksinat
13/12/2020 12:33

Kur 90-vjeçarja Margaret Keenan mori vaksinën e parë në botë të autorizuar dhe testuar klinikisht kundër Covid-19 në fillim të kësaj jave, fundi i pandemisë Covid-19 dukej më në fund i arritshëm. Përpara mbeten disa muaj të vështirë, thotë CNN, por shpërndarja e vaksinës së parë në kohë rekord dhe miratimet e të afërta të të tjerave, përbëjnë një një pikë kthese për vendet e pasura që mund të përballojnë vaksinat. Por, për zyrtarët e shëndetit publik në botën në zhvillim, vazhdon gjiganti mediatik amerikan, kjo është një kujtesë e ashpër se gara për t’i dhënë fund pandemisë vdekjeprurëse do t`i thellojë edhe më shumë pabarazitë. Vendet e pasura, prej muajsh tashmë, bëjnë pazar me vaksinat. Një bazë të dhënash që përditësohet vazhdimisht nga Qendra Globale e Inovacionit Shëndetësor Duke, tregon marrëveshje dypalëshe me vlerë miliarda dollarë të siguruara nga një grusht shtetesh për vaksinat që dalin. Disa vende dhe blloqe rajonalë kanë porositur madje doza që mbulojnë më tepër sesa popullatat e tyre. Aleanca e Vaksinave të Popullit, një vëzhgues ndërkombëtar i vaksinave që përfshin Amnesty International dhe Oxfam, tha këtë javë që vendet e pasura kanë blerë doza të mjaftueshme të vaksinave Covid-19 për të imunizuar popullatat e tyre tre herë. Vetëm qeveria kanadeze ka siguruar mjaftueshëm doza sa për t`i vaksinuar qytetarët e saj pesë apo gjashtë herë, thotë CNN, edhe pse jo të gjithë kandidatët për vaksina që ka porositur mund të aprovohen për përdorim. Aleanca tregon se ndërsa kombet më të pasura të botës po rrëmbejnë marrëveshjet, gati 70 vende të varfra do të jenë në gjendje të vaksinojnë në rastin më të mirë, vetëm një në 10 njerëz gjatë vitit 2021.

Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30
Top Channel/ 25 vite burg për vrasje, gabimi fatal që burgosi për 13 vite 64-vjeçaren e pafajshme
13/11 21:07
Top News – Putin nuk kënaqet vetëm me Ukrainën. Nga Finlanda, tek bazat e NATO-s, zbulohen kërkesat
13/11 21:00
Top Channel/ “Jam maskara”! Lidhjet jashtëmartesore, orët kritike të Jensen Huang në krye të Nvidia
13/11 20:54
Top Channel/ “Dita e Gjykimit”! Zbulohet historia e profecisë 66-vjeçare: Fundi i botës…
13/11 20:52
Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48
Top News- ‘Radoiçiç ka ikur në Rusi’/ Dyshohet se organizatori i sulmit në Banjskë është larguar
13/11 17:30
Top News -15 vite burg për shqiptarin në Angli/ Publikohen pamjet e përplasjes në rrugë
13/11 16:57