Top News – Kapitulli i parë në rrugën e dijes / Vogëlushët i gëzohen festës së abetares
27/05/2023 16:27

Nxënësit e klasës së parë të shkollës ‘Mihal Grameno’ festuan me këngë dhe valle mbylljen e kapitullit të parë të rrugës së tyre arsimore. Pas marrjes së certifikatës së mbylljes me sukses të klasës së parë, vogëlushët ndjehen optimistë për etapat e tjera shkollore. Mesazhi i mësueses së klasës së parë për ta është të jenë qytetarë të denjë dhe të mos e humbasin asnjëherë fëmijën brenda tyre.