Top News – Kapitull i ri me Greqinë, por jo progres. Hasani takon Gerapetritis, kërkon dialog
03/06/2025 16:34

"Hijet që kanë tronditur marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë duhet të zhduken". Ishte kjo deklarata e ministrit grek, Gerapetritis pas takimit me shefin e diplomacisë shqiptare, Igli Hasani. Vizita e tij zyrtare në Athinë, u pa si një moment rikrijimi të rrugës së bashkëpunimit pas përplasjeve që lindën për shkak të burgosjes së Fredi Belerin.