Top News – Kapitoli, sprova e radhës/ Paketa e ndihmave dhe gjyqi ndaj Trump
08/02/2021 22:38

Këtë javë, Uashingtoni do të përballet me dy çështje të rëndësishme - paketën e ndihmës ekonomike prej 1.9 trilion dollarësh që ka propozuar Presidenti Joe Biden dhe gjyqin e Senatit ndaj paraardhësit të tij, Donald Trump mbi akuzat për nxitje të rebelimit.Kapitoli i Shteteve të Bashkuara, skena e zhvillimeve dramatike në javët e fundit, do të jetë përsëri në qendër të vëmendjes ndërsa ligjvënësit debatojnë për paketën e stimujve ekonomikë mes pandemisë së koronavirusit dhe paraqesin argumentet në gjyqin ndaj ish-Presidentit Trump. Komisionet e Kongresit do të fillojnë punën për hartimin e legjislacionit mbi planin e stimujve ekonomikë të Presidentit Joe Biden, që do të siguronte ndihmë për familjet, punonjësit, bizneset dhe autoritetet lokale. Por shumë republikanë argumentojnë se plani është shumë i kushtueshëm dhe jo i detajuar që të përfshijë vetëm problemet e shkaktuara nga pandemia. Demokratët thonë se paketa duhet të kalojë shpejt, duke pasur parasysh krizën ekonomike të vendit. nderkohe, gjyqi për ish-Presidentin Trump do të zhvillohet në Senat mbi një akuzë të ngritur nga Dhoma e Përfaqësuesve: se fjalët dhe veprimet e tij nxitën rebelimin në Kapitol më 6 Janar, një pretendim që zoti Trump e ka mohuar. Me Senatin e ndarë në mënyrë të barabartë midis 50 republikanëve dhe 50 demokratëve, 17 republikanë do të duhej të votonin me demokratët për ta shpallur fajtor ish-presidentin, diçka që duket e vështirë për t’u realizuar.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54