Kapiteni rus i anijes çisternë "Grace Felix" do të vazhdojë të qëndrojë në qelitë e paraburgimit në pritje të mbylljes së hetimeve nga autoritetet shqiptare. Prej një muaji e gjysëm anija vazhdon të qëndrojë e bllokuar në radën e portit detar të Durrësit. Me kërkesë të prokurorit të çështjes, Gjykata e Durrësit vendosi për herë të dytë "arrest me burg" pa afat për Aleksey Smaznov, kapiten i anijes me 22 500 ton naftë të sekuestruara për thyerje të embargos.