Dy persona u arrestuan, pasi dy anije mallrash njëra britanike e tjetra daneze, u përplasën në Detin Baltik pranë bregut suedez. Një person vdiq si pasojë e këtij incidenti. Sipas zyrtarëve, të arrestuar janë një britanik dhe një kroat. Prokurorët po hetojnë shkaqet e përplasjes, ndërsa nuk përjashtojnë mundësinë e neglizhencës dhe dehjes së stafit të anijes britanike, Scot Carrier.