Top News – Kapet vrasësi i efektivit të policies / 21 vjeçari është vetëplagosur, në gjendje kritike
28/09/2021 18:18

Pas operacionit të kërkimit dhe krehjes së zonës në kënetën e Vainit, policia ka prangosur rreth orës 16 të së martës autorin e vrasjës së efektivit të policisë Saimir Hoxha. Forcat e Reneas dhe te FNSH e gjetën 21 vjeçarin Aldi Rama të fshehur dhe të vetëplagosur me armën e zjarrit që mbante me vete. Pasi u gjet i vetëplagosur dhe në gjendje kritike për jetën, 21 vjeçari që vrau me plumb në zemër efektivin e antikrimit Saimir Hoxha, është dërguar në spital ku i është nënshtruar trajtimit mjekësor. Arrestimi i autorit të vrasjes së policit 44 vjecar u bë pas lokalizimit të vendit ku ai ishte fshehur dhe rrethimit të perimetrit ku ai ndodhej. Policia i ka bërë thirrje disa herë të dorëzohej 21 vjecarit Aldi Rama, por ai në disa raste qëlloi në drejtim të tyre dhe më pas ka tentuar edhe të vetëvritet. Për kapjen e tij kërkimet vazhduan në mënyrë intensive nga ajri me helikopter, dhe nga toka duke bërë krehjen e zonës ku dyshohej se i fshihej. Në vendin ku u gjet i vetëplagosur policia ka gjetur dhe ka sekuestruar armën e krimit dhe telefonin e tij celular. Më herët policia vuri shpërblim 20 mijë euro për këdo që do të informonte për vendodndhjen e autorit të vrasjes së policit 44 vjecar Saimir Hoxha. Sipas informacioneve të policisë vrasja e Saimir Hoxhës ka ndodhur në një postbllok të ngritur nga policia në Ishull Lezhë. Policia ka vënë re një makinë të dyshimtë dhe i ka kërkuar që të ndalonte. Ndërsa oficeri Saimir Hoxha ka shkuar për ta pyetur e kërkuar dokumentacionin e nevojshëm, i riu ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar për vdekje. Më pas autori është larguar me makinën, por rreth 3 minuta larg vendit të ngjarjes është gjetur mjeti i tij. Kjo ka krijuar dyshimet se autori është larguar në këmbë.

Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57
Top Channel/ Nga mbledhja te Rruga e Durrësit tek djegia e kazanëve, çfarë ndodhi në Protestë dhe…
14/11 18:53
Top Channel/ Protesta në Tiranë, dy djem të vegjël pozojnë mbi një stol në mes të unazës, bllokohet…
14/11 18:11
Top Channel/ Protesta në Tiranë, policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit tentojnë…
14/11 18:04
Top Channel/ Protestuesit thyejnë tabelat në Tiranë, hedhin kapsollë dhe ngjiten mbi…
14/11 17:15
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, bllokohet unaza, protestuesit hedhin kapsolla dhe shkatërrojnë…
14/11 17:13
Top Channel/Protesta në Tiranë, policia dhe autobotet e ujit ndjekin nga pas protestuesit, digjen…
14/11 17:11
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë ‘Zogun e zi’, vazhdojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
14/11 16:21
Top Channel/ Tensionet e para në protestë, i vënë flakën koshave të mbeturinave, policia nuk reagon
14/11 15:42
Top Channel/ Protesta kundër Ramës/ Sot është lajmëruar mbajtja e një tjetër tubimi proteste
14/11 15:37
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren
14/11 15:12