Ka marr fund arratia për Aurel Hoxhallarin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Devi Kasmit në janar të vitit 2018. I dënuar përjetë nga Gjykata e Posaçme për këtë vrasje, Hoxhallari u arrestua në Rumani pas shumë vitesh kërkime. Ndaj tij rëndon vepra penale e vrasjes me paramendim dhe 4 akuza të tjera për ngjarjen e ndodhur 8 vite më parë në Tiranë.