Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një shtetas turk, I cili u kap duke transportuar emigrant të paligjshëm. Emrah Pakcetin, 39-vjecc, u kap në kuadër të operacionit të koduar “Roja I Rrugës 59”. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Memaliaj, duke transportuar kundrejt pagesës, me automjetin tip "Peugeot", në drejtim të Shkodrës, 5 emigrantë nga Bangladeshi, të cilët do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.