Ka zgjatur më pak se dy javë arratisja e një prej grabitësve të argjendarisë në Paskuqan, e ndodhur mesditën e 5 gushtit. Argys Kalasi, 25 vjeç nga Laçi, ishte identifikuar prej ditësh nga komisariati numër 5 dhe blutë e Tiranës, ndërsa u kap gjatë natës, në tentativë për tu larguar nga Shqipëria nga Qafë Thana. Policia ishte vënë në ndjekje të tij, me qëllim kapjen e autorit tjetër, i cili nuk është identifikuar ende.