Ky 65-vjeçar nga fshati Gziq në Mirditë u prangos nga polcia pasi ndezi disa vatra zjarri. Ai po mbahej në monitorim nga unifomrat blu prej tre ditësh pas informacioneve të siguruara ën rrugë operative se merrej me zjarrvënie të qëllimshme. Ai akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” Në momentin e kapjes, 65-vjeçari sapo kishte ndezur tre vatra zjarri në fshatin Gziq dhe, si pasojë, u përfshi nga zjarri një sipërfaqe pyjore. Vatrat e zjarrit u vunë menjëherë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse/