Mikael Qosja apo siç njihet ndryshe në Elbasan me pseudonimin ‘Keli i Kiçit’, është ndaluar në Dubai, vend ku strehohej prej kohësh për të humbur gjurmët ndaj drejtësisë. Emri i Qoses është shkruar prej kohësh në listat e zeza të Europol dhe Interpol, pas ekzekutimit të trefishtë, të ndodhur katër vite më parë.