Një 42-vjeçar është arrestuar nga forcat e policisë në kuadër të operacionin 'Sundimi i Ligjit'. I arrestuari është identifikuar si shtetasi Mateo Hysko. Policia thotë se ai u ndalua në Rrugën e Kavajës në Tiranë dhe gjatë kontrollit fizik të tij, shërbimet i gjetën një armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale.