Pas administrimit të kallëzimit të një shtetasje se ajo ishte dhunuar psikologjikisht nga bashkëshorti i saj, 27 vjeç, me të cilin ishin në proces divorci, Komisariati i Policisë Elbasan, bazuar në inteligjencës policore se babai i 27-vjeçarit posedonte në banesë armë zjarri dhe lëndë plasëse, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Next". Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e babait të tij, shtetasit B. Ç., në fshatin Qerret, njësia administrative Labinot Mal, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, 6 granata dore, 8 kapsolla detonatore, 16 krehëra dhe 330 fishekë luftarak.