Një 45-vjeçar me iniciale G.G, është vënë nën pranga të Policisë, pas operacionit policior “Threat 2” nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike. Sipas policisë, 45-vjeçari përndoqi për një kohë shumë të gjatë një 23-vjeçare, duke i hapur asaj profile false në rrjete sociale, me përmbajtje denigruese, dhe duke i sjellë shqetësim asaj dhe familjarëve.