Një figurë kyçe e Kartelit të Gjeneratës së Re Jalisco, i njohur si “El Jardinero”, është kapur nga autoritetet meksikane pas një operacioni të gjatë dhe të koordinuar. Ai shihej si pasardhësi i mundshëm i liderit të kartelit, “El Mencho”, i vrarë në shkurt. Pas vdekjes së këtij të fundit, dhuna në Meksikë u rrit ndjeshëm, me sulme ndaj bizneseve, djegie automjetesh dhe bllokime rrugësh, ndërsa mbi 70 persona humbën jetën, mes tyre edhe anëtarë të forcave të sigurisë.