Një laborator kokaine është zbuluar në Frakull të Fierit, në shtëpinë e ish-kreut të Komunës, Viktor Çervanaku. Në këtë laborator mësohet se do te përpunohej një sasi e madhe kokaine, e cila vinte nga Mali I Zi dhe qe ishte e perzier me pleh kimike. Në këtë aksion kanë marrë pjesë rreth 60 oficerë shqiptarë, të DEA-s amerikane, si edhe të policisë malazeze.