Një 20-vjeçar u arrestua nga policia e Shkodrës si autor I dyshuar I disa vjedhjeve. I riu nga fshati Grudë e Re dyshohet se në bashkëpunim edhe me disa të mitur në kohë të ndryshme në zonën e qytetit të Shkdorës dhe Velipojës kanë vjedhur motmjete, një biçikletë elektrike, një celularë dhe një shumë parash në një lokal. Motomjetet janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale ndërsa gjatë kontrollit të kryer në banesën e 20-vjeçarit policia gjeti dhe një sasi kanabisi. 20-vjeçari u zbulua pas kqyrjes së kamerave të sigurisë dhe provave të mbledhura na ana e hetuesve. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.