Policia e Durrësit njoftoi arrestimin e një 56-vjeçari që ofronte shërbime si bravandreqës dhe kopje çelësash. Në pranga ra Osman Sava. Ai akuzohet se ka vjedhur disa herë shuma parash nëpër banesa dhe bizhuteri të klientëve që u ka ofruar shërbimet e tij. 56-vjeçari, që rezulton person me precedent kriminal për krime kundër personit, është denoncuar nga një shtetasi pasi kishte vënë re se në banesën e saj I mungonin disa bizhuteri me vlerë 16 mijë eurosh dhe shuma të tjera parash, që kishte në gjendje.