Kapet autori i dyshuar i aksidentit tragjik në Rrashbull të Durrësit, në aksin Shkozet Shijak ku humbi jetën 41 vjeçari Vasil Hasani. Pas përplasjes, drejtuesi i automjetit u largua nga vendngjarja, duke e lënë 41-vjeçarin, pa ndihmë, të shtrirë në rrugë, në errësirë. Vasili po kthehej në shtëpi në orët e para të së premtes, kur teksa lëvizte me biçikletë u përplas nga një automjet. Për rreth katër orë, 41-vjeçari dyshohet se mbeti në rrugë pa marrë asnjë ndihmë. Vetëm rreth orës 06:00 të mëngjesit, një kalimtar e gjeti dhe njoftoi autoritetet, por për Vasilin ishte tepër vonë. Ai kishte humbur jetën.