Dy vëllezër kanë rënë në prangat e Policisë së Elbasanit në fshatin Gjergjan, pasi gjatë kontrollit në banesat e tyre u është gjetur një arsenal armësh dhe municionesh luftarake. Sipas policisë në pranga kanë rënë dy vëllezërit përkatësisht 57 dhe 65 vjeç, në kuadër të operacionit ‘Sundimi i ligjit’, në sajë të një informacioni të siguruar nga policia.