Arrestohet në Spanjë një shtetas shqiptar, I shpallur në kërkim prej dhjetorit të vitit 2021. Mësohet se I arrestuari është Hektor Ndoka, 33-vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin e datës 16 dhjetor 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.