26 vende të Europës kanë ndërmarrë një operacion kundër trafikut të armëve, trafikut të drogës, emigrantëve, trafikut të qenieve njerëzore, si edhe goditjen e rrjeteve kriminale me rrezik të lartë. Operacioni që angazhoi mbi 22 mijë oficerë, ka përfshirë kontrolle të intensifikuara në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe operacione speciale në vendet e përfshira. Raportohet se gjatë këtij operacioni janë arrestuar 566 shtetas, janë sekuestruar 310 armë zjarri, municion luftarak dhe rreth 1 ton drogë. Konkretisht 626 kg kokainë, gati 300 kg cannabis, heroinë dhe lëndë të tjera narkotike.