Top News – Kapen ‘piromanët’ në Fier/ Flakët deri në pyll, arrestohen 2 persona për zjarrvënie
07/09/2026 12:31

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, pasi janë kapur duke shkaktuar zjarre në zona të ndryshme të qarkut, ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht për zjarrvënie të shkaktuara nga pakujdesia. Në fshatin Eskaj të Lushnjës, është arrestuar në flagrance një 60-vjeçari i cili, sipas Policisë, u konstatua duke ndezur qëllimisht zjarr në tokën që kishte marrë me qira. Ndërkohë, në fshatin Hasturkas, në zonën e mbrojtur Divjakë-Karavasta, është arrestuar një 25-vjeçar, i cili dyshohet si autor i një zjarrvënieje në grykëderdhjen e lumit Seman. Zjarri përfshiu bimësi dhe një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllëzuar, pjesë e zonave të mbrojtura. Policia ka proceduar edhe dy persona të tjerë, përkatësisht 71 dhe 77 vjeç, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarre në tokat e tyre, në fshatin Varibop të Fierit dhe në fshatin Çërrilë të Mallakastrës. Në këto raste, për shkak të erës së fortë, flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur në sipërfaqe me bimësi. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprën penale ‘shkatërrimi i pronës me zjarr’.

Kosove, identifikohen mbetjet mortore edhe të tre personave nga “Grupi i Intelektualëve”
03/11 23:47
Plan emergjence, europa ben prova mbijetese
03/11 23:40
Mijëra dosje stok, KLGJ krkon 102 gjyqtar te rinje
03/11 23:38
Konfirmohet samiti i NATO-s në Tiranë pas takimit Rama-Rutte
03/11 23:31
Protesta, të rinjtë u bënë thirrje studentëve për bojkot
03/11 23:30
Plagoset me armë efektivi në bazën ajrore të Kuçovës, nisin hetimet
03/11 23:27
Top News- Rama e Rutte takim ‘kokë më kokë’, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm në Tiranë
03/11 22:34
Top News- Ariu sulmon 53-vjeçarin në Bulqizë/ E rëndë! Nuk i mbijeton plagëve, ndërron jetë në vend
03/11 22:33
Top News- Plagoset me armën e shërbimit efektivi, ngjarja në Bazën Ajrore të Kuçovës
03/11 21:57
Top News – Rama takim në Bruksel me Mark Rutten: Dashamirës i hapur i Shqipërisë
03/11 20:21
Top Channel /Ekonomia shqiptare u rrit 3.6%, BSH mban normën e interesit 2.5%
03/11 20:21
Top News – ‘Investo të bëhesh pasanik’/ Zbërthehet skema e zhvatjes, SPAK godet call center-at
03/11 20:00
Top Channel/ 4 mln euro dëm! Goditet banda ndërkombëtare e mashtrimit me call center
03/11 19:53
Top Channel /Kritikat për paketën fiskale 2027, socialistët kundër PD për dëgjesën e shoqatave
03/11 19:50
Top Channel /Excluzive- Udhërrëfyesi i BE: Shqipëria mbyll negociatat më 2027! Po bëni progres
03/11 19:33
Top News-Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj/ Ndodhej prej ditësh në intubim në Spitalin e Traumës
03/11 16:52
Top News – Bie interesi për të ndërtuar në Palasë, shteti ofroi mijëra metër tokë, asnjë ofertë
03/11 16:43
Top News – Letra e Erion Veliajt për GJKKO: U rrëmbeva dhe transferova me urdhër të Ramës, hetoni
03/11 16:39
Top Channel/ Zgjedhjet lokale në pikëpyetje, Celibashi paralajmëron probleme pa Kodin e ri
03/11 15:16
Top Channel/ Nisin gjobat për 14 protestues. Paketa anti-dhunë në zbatim, dy të mitur procedohen
03/11 15:15