Dy shtetas janë arrestuar në Cërrik pasi janë kapur në flagrancë pasi në celularët e tyre u gjetën të hapura faqe për vënien e basteve sportive. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, policia ka arrestuar shtetasit me inicialet O. O., dhe R. S., të dy banues në Cërrik.