Dy persona u arrestuan në flagrancë nga policia e kryeqytetit duke vjedhur në një kompleks në rrugën “Fejzi Himzo”. Pëllumb Mali dhe Erjon Çuku u arrestuan nga shërbimet e komisariatit numër 6, teksa sendet e vjedhura nga ana e tyre u sekuestruan nga policia dhe do të shërbjnë si prova materiale për hetimin. Nga të dhënat e grumbulluara nga policia, rezulton se Mali dhe Cuku janë autorë të dy vjedhjeve të tjera të kryera gjatë muajit mars dhe prill.