Top News-Kapen 4.6 tonë kokainë në Valencia/81 persona në pranga, njëri kishte lidhje me Shqipërinë
27/09/2025 17:13

Një operacion i gjërë policor që u shtri në qytetin e Valencias në Spanjë si dhe në rrethinat e tij, coi në sekuestrimin e një sasie të madhe droge të llojit kokainë, teksa 81 persona u vendosën në pranga si pjesë e kësaj organizate kriminale. Tre prej tyre i përkasin kartelit ballkanik, ku njëri sipas asaj që përcjellin mediat spanjolle rezulton me lidhje me Shqipërinë. Nga grupi i të arrestuarve janë 17 punonjës policie, nëntë shoferë kamionësh, si dhe zyrtarë të tjerë të cilët i kanë shërbyer rrjetit kriminal si dhe kanë bashkëpunuar në kontrandën e 4.6 tonëve kokainë që u zbulua nga autoritetet spanjolle. Operacioni i koduar “merimanga” u shtri në disa rrethina, ku dhjetra oficerë të policisë kombëtare ushtruan kontroll në 59 banesa nga të cilat u gjetën shuma të mëdha parash, armë zjarri të ndryshme, automjete luksoze, bizhuteri të shtrenjta dhe materiale të tjera me vlerë për hetimin. Hetimet nxorën në pah përfshirjen e personelit të portit të Valencias në këtë rrjet të fuqishëm, teksa policia e spanjës në bashkëpunim me prokurorinë po hetojnë përfshirjen e personave të tjerë në këtë organizatë. Mediat spanjolle thonë se në këtë operacion u angazhuan më shumë se 450 oficerë nga njësi të ndryshme, duke përfshirë Policinë Gjyqësore Provinciale të Valencias dhe Brigadat e Sigurisë Qytetare, Stacionin e Përgjithshëm të Policisë Gjyqësore, si dhe Grupin e Operacioneve Speciale, Grupet Operacionale Speciale të Sigurisë, Njësinë Ajrore të Policisë Kombëtare, Njësinë e Ndërhyrjes së Policisë, Njësinë e Parandalimit dhe Reagimit dhe Grupin Operacional të Ndërhyrjes Teknike.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30