Policia e Fierit ka identifikuar autorët e 3 zjarrvënieve në fshatrat Luar, Kreshpan dhe Grabian dhe ka arrestuar njërin prej tyre, ndërsa 2 të tjerët po hetohen në gjendje të lirë. Si pasojë e zjarreve të ndezura prej tyre, u dogjën sipërfaqe të mbjella dhe sipërfaqe me bimë të ulëta.