Top News/ Kaos nga përmbytjet, shkatërrim e viktima / Shi ‘i çmendur’ në Bosnje, shemben ura e rrugë
04/10/2024 11:54

Reshjet e dendura të shiut po shkaktojnë kaos në bosnje hercegovinë. Në territorin e komunës së Jabllanicë është raportuar për viktima pas reshjeve të shiut që nuk u ndalën gjatë gjithë natës e që shkaktuan rrëshqitje dheu në Bosnje e Hercegovinë. Kryetarja e qarkut, Marija Buhac, konfirmoi lajmin por nuk specifikoi se sa viktima janë regjistruar. "Fatkeqësisht, sipas informacioneve të para, kemi edhe viktima në njerëz. Kemi kërkuar ndihmë nga Forcat e Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës që të dërgojnë një helikopter për të shpëtuar jetën e një fëmije në Jabllanicë”, tha ajo gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp në Mostar, të premten. Adill Shuta, komandanti i Shtabit të Mbrojtjes Civile të Qarkut të Hercegovinës dhe Neretvës, njëherësh zyrtari përgjegjës për financat, tha se autoritetet kanë angazhuar të gjitha forcat e disponueshme, dhe shtoi se ato “po përparojnë nga Mostari drejt Jabllanicës", ndërsa në një pjesë e fshatit Buturoviq Pole, mes Jabllanicës dhe Konjicës, gjendja është “kritike”. Një zëdhënës i autoriteteve lokale tha se qarkullimi rrugor është plotësisht i ndërprerë, ndërkaq linjat e komunikimit telefonik janë dëmtuar pjesërisht në zonën e Jabllanicës dhe Konjicës. Ai konfirmoi se ka pasur rrëshqitje të dheut dhe dalje të lumenjve nga shtrati dhe se rrugët nga Jabllanica drejt veriut dhe qytetit Prozor-Rama janë shembur. Zyrtarët kanë bërë thirrje që askush të mos tentojë të udhëtojë nga Mostari drejt Jabllanicës dhe Konjicës, sepse nëse do ta bënte do të rrezikonte jetën e tij. Nga Njësia e Zjarrfikësve të Jabllanicës thanë se ekipet janë në terren dhe se situata është kritike. Zjarrfikësit thanë se disa pjesë të rrugëve janë mbyllur për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe rrëshqitjeve të dheut nga Konjici deri në Mostar, si dhe në drejtimin Prozor-Rama-Jabllanicë. Qarkullimi i trenave ndërkohë është pezulluar mes sarajevës dhe caplinës. Në mostar, përmbytjet e mëdha raportohet se kanë shembur edhe disa ura. Reshjet kanë po ahstu zhytur nën ujë pjesë të komunave Kiselak, Kreshevo dhe Fojnica, në pjesën qendrore të Bosnjës.

Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50