Nju Jorku urdhëroi shoferët të mos lëviznin nëpër rrugë dhe mbylli shkollat të hënën, ndërsa banorët u përgatitën për një stuhi masive bore që po godet verilindjen e Shteteve të Bashkuara. Dhjetëra e miliona amerikanë nga kryeqyteti i SHBA-së, Uashingtoni, deri në shtetin verior të Maine-t janë përgatitur për deri në 60 centimetra borë. Reshje të lehta bore dhe "mjegull" me temperatura minimale prej -1 gradë Celsius u regjistruan në Nju Jork në orët e para të mëngjesit të së hënës, tha Shërbimi Kombëtar i Motit në faqen e tij të internetit. Shërbimi parashikoi gjithashtu se kushtet e stuhisë së borës do të "materializoheshin shumë shpejt" nga Merilendi deri në Neë England, duke i bërë udhëtimet "jashtëzakonisht të rrezikshme". Të hënën në mëngjes herët, stuhia kishte filluar të godiste Nju Jorkun, duke e zvogëluar shikueshmërinë deri në atë pikë sa rrokaqiejtë e Ëall Street-it mezi dukeshin nga lagjja ngjitur e Brooklyn-it.