Rikthimi i Kanye West në Twittur nuk ka zgjatur shumë pasi ai është pezulluar përsëri. Shkak për këtë vendim, sipas Elon Musk është bërë shkelja e rregullave që ndalonin nxitjen e dhunës. Musk, i cili e etiketon veten si apsolut i fjalës së lirë, e kishte mirëpritur rikthimin e reperit në platformë dy muaj më para. “Unë u përpoqa më të mirën. Pavarësisht kësaj, ai përsëri shkeli rregullin tonë kundër nxitjes së dhunës. Llogaria do të pezullohet,” shkroi Musk në Twitter.