Koncerti i reperit me famë botërore, Kanye West e shndërroi Shqipërinë në epiqëndrën muzikore. Mijëra fansa nga 80 shtete të ndryshme të botës udhëtuan drejt Tiranës për të ndjekur performancën e Kanye West. Të veshur me bluza dhe kapele ku shkruhej emri dhe pikturohej portreti i Kanye West, fansat e tij kënduan njëzëri me artistin në skenë këngët ikonike që kanë lënë gjurmë në industrinë muzikore.