Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi emërimin e shtatë ambasadorëve të rinj të Shqipërisë. Oljan Kanushi u emërua ambasador në Slloveni, pas lirimit të tij nga detyra si e Zëvendësdrejtor i Shërbimit Informativ të Shtetit. Kanushi do të pasojë në drejtimin e selisë diplomatike shqiptare në Slloveni, Pëllumb Qazimin.