Tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale u arrestuan gjatë orëveë të fundit në kryeqytet. Agjentët e komisariatit numër pesë ndaluan një 20-vjeçar të dënuar me 6 muaj burg për vjedhje. Po ashtu në pranga përfundoi dhe një 33-vjeçar nga Durrësit, pasi ndaj tij gjykata e qytetit bregdetar kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale “Kanosje", " Shkatërrim prone" dhe "Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të gjahut apo sportive"”. Gjatë kontrollit fizik atij gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Veprimet e metejshme procedurale do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.