Një ditë pasi 7 turistë mbetën të bllokuar në Kanionin e Langaricës, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka ndaluar hyrjen në këtë zonë për vizitorët që nuk shoqërohen nga guida të liçensuara. Gjithashtu nuk lejohet eksplorimi i kësaj zone nga ana e turistëve kur këta nuk janë të pajisur me mjetet e duhura.