Top News – Kandidatët për këshillin drejtues të RTSH. Komisioni i medias fillon seancat dëgjimore
08/03/2025 21:51

Afati i aplikimeve për anëtarë të këshillit drejtues të radio televisionit shqiptar përfundoi dhe më 10 mars komisioni i medias fillon seancat dëgjimore me kandidatët që kanë shprehu interesin. Në një listë që Top News disponon janë 57 emra kandidatës që kanë shfaqur interesin, të cilët i takojnë fushës së gazetarisë, aktrimit, muzikës dhe arteve të tjera. Këta emra garojnë për 11 vende vakante në këshillin drejtues të RTSH-së, pas shkrirjes të gjithë strukturës ekzistuese për shkak të shkeljeve të kryera në procesin e zgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të televizionit publik shqiptar. Në seancën plenare të 17 shkurtit socialistë e demokratë shkarkuan nga detyra me shumicë votash Leka Bungon, Gëzim Podgoricën, Genc Përmetin, Albert Mingën, Ardita Reçin, Dionis Papadhimitrin, Edmond Tullumanin, Ëngjëll Ndocajn, Ilir Kekon, Mevlan Shanajn dhe Milena Selimin. Neni 10 i statutit të RTSH-së parashikon që drejtori i përgjithshëm duhet të ketë përvojë pune jo më pak se dhjetë vjet nga të cilat pesë në pozicione menaxhimi në media. I njëjti kriter është i detyrueshëm edhe për emërimin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm. Vetë ish kryetari i këshillit drejtues të këtij televizioni, Leka Bungo gjatë seancës dëgjimore në komisionin e medias, pranoi se kriteret u shkelën në përzgjedhjen e Aurora Polos fillimisht si zëvendësdrejtoreshë dhe më pas në procesin e votimit të këshillit drejtues për ta caktuar si drejtoreshë të përgjithshme. Pas largimit të ish drejtorit të përgjithshëm të radiotelevizionit shqiptar, Alfred Pezës, filloi procesi për zgjedhjen e pasardhësit të tij, ku një nga kandidaturar ishte dhe zëvendësdrejtoresha, Aurora Polo. Në këtë proces u konstatuan shkelja nga deputetët e komisionit të medias.

Top Channel/ Berisha: Minimum jetik 200 euro, i vetmi vend ku euro ra me 35%
27/03 22:11
Top News – Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, pensionistët përdoren për fushatë elektorale
27/03 21:48
Top Channel/ Berisha gjatë konferencës: Ju garantoj, këto janë vetëm hapat e parë për…
27/03 20:23
Top Channel/ Berisha: Nuk ka një vend të dytë më të vjedhur dhe më keq të qeverisur se Shqipëria
27/03 20:23
Top Channel/ Dhëmbët dhe sëmundjet te fëmijët, mjekët: Biberoni shkakton karies
27/03 19:57
Top Channel/ Dhuna në familje në rritje, 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin
27/03 19:52
Top Channel/ “Kërcënojnë” importuesit: Nuk do marrim më naftë! Çmimet e Bordit, nën kosto
27/03 19:37
Top Channel/ Debat në RMV për burgosjen e Metës, zv.kryeministri: Po mbahet në qeli pa asnjë dosje
27/03 19:24
Top Channel/ Bardh Spahia në konferencë: Nuk duhet ofruara lëmosh pensionisteve por duhet…
27/03 19:18
Top Channel/ Ines Nurja në konferencë: Po largohet rinia, dhe kjo është një problem shumë i madh
27/03 18:59
Top Channel/ Drejtuesja e departamentit të statistikës në PD: Varfëria është ulur këmbe kryq te…
27/03 18:59
Top Channel/ Kryedemokrati: Për Ramën nuk ekzistojnë pensionistët në Shqipëri, por…
27/03 18:52
Top Channel/ Berisha: Shqipëria është vendi në Europë ku euro ka pësuar zhvlerësim
27/03 18:41
Top Channel/ “Pamundësi e mjekimit” Kryedemokrati: Shqiptarët varfërohen çdo ditë e më shumë
27/03 18:39
Top Channel/ Berisha në konferencë: Çmimet në këtë vend janë 10–20% më të larta se në vendet e…
27/03 18:38
Top News- Frika e përhapjes së tensioneve/ Bullgaria dyfishon shpenzimet për mbrojtje
27/03 18:28
Top News – Deputetët, 2 mln euro dieta. Kuvendi, miliona edhe për zyrat e shkarkimet e padrejta
27/03 16:48
Top News – Emigrantët, 1.1 mld euro në Shqipëri. Remitancat kapën nivele rekord vitin e kaluar
27/03 16:43
Top News – Saraiva u pagua 1 mln paund. Porositësit ofrojnë 500 mijë euro për vrasjen e vrasësit
27/03 15:38
Top Channel/ BE miraton ligjin “Gjadri”! Pranohet krijimi i qendrave për emigrantët e paligjshëm
27/03 15:17