Partitë Politike kanë dorëzuar listat në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, por asnjë prej tyre nuk ka bërë verifikime në atë që quhet faza e parë. Instituti i Studimeve Politike i ka bërë thirrje edhe një herë KQZ dhe Prokurorisë që të hetojnë jo vetëm formalisht në formularët e dekriminalizimit, por edhe në brendësinë e të dhënave për secilin kandidat në listat shumëemërore.