Numri i të prekurve me kancer të gjirit në Kosovë është rritur me më shumë se 10% në shtatë muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Deri në gjysmën e gushtit të këtij viti, 270 persona janë diagnostifikuar me këtë sëmundje. Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi thotë se rritja ka nisur prej disa vitesh.