Një studim i ri, i kryer në evropë ka treguar një rritje të ndjeshme të rrezatimit ultravjollcë në periudhën 2013 deri në 2022, në masën 10 deri në 20 për qind. Studimi i publikuar në revistat shkencore, bazohet në të dhënat e 40 stacioneve të matjes së rrezatimit ultravjollcë në 19 vende evropiane, të mbledhura për një periudhë dhjetëvjeçare. Sipas studiuesve rezultatet tregojnë për herë të parë se rritja e rrezatimit ultravjollcë, e vërejtur më parë në disa vende të veçanta, mund të konstatohet tani në zona më të gjera të Evropës.