Top News – Kancelari i ri gjerman e fillon nga Parisi / Kërkon rritje të shpenzimeve të mbrojtjes
07/05/2025 14:54

Të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian duhet të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes për të mbushur boshllëqet në aftësitë e bllokut dhe për të siguruar mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën, tha kancelari i ri i Gjermanisë Friedrich Merz në Paris të mërkurën. "Vetëm në këtë mënyrë mund t'i mbyllim gradualisht boshllëqet tona në aftësitë mbrojtëse dhe të mbështesim kolektivisht Ukrainën", tha Merz në një konferencë për shtyp së bashku me Presidentin Francez Emmanuel Macron, gjatë së cilës të dy udhëheqësit premtuan një fillim të ri për Evropën të nxitur nga bashkëpunimi franko-gjerman. Presidenti Macron tha në anën tjetër se Franca dhe Gjermania janë në kontakt të ngushtë në mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën dhe do të vazhdojnë të punojnë drejt një armëpushimi 30-ditor. "Ka vetëm një pyetje që kërkon përgjigje: A është Rusia gati për një armëpushim që zgjat të paktën 30 ditë në mënyrë që të jetë në gjendje të ndërtojë një armëpushim të fortë dhe të qëndrueshëm? A do ta mbajë në fund presidenti rus fjalën e tij, veçanërisht atë që ka dhënë gjatë bisedimeve me administratën amerikane?", tha Macron. Merz tha nga ana e tij se shpresonte që një armëpushim i përhershëm të mund të arrihej së shpejti për Ukrainën, por ai nuk ndërmori ndonjë angazhim për sigurinë e Ukrainës. Ky ishte udhëtimi i parë jashtë gjermanisë i Merz si kancelar, me një ndalesë në Poloni që është planifikuar pas Francës, ndërsa udhëheqësi konservator kërkon të rinovojë marrëdhëniet me aleatët kryesorë të Berlinit.

Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34