Top News – Kanadaja ‘pranohet’ në BE / Von der Layen hap dyert: Anëtare e asociuar
16/09/2026 13:34

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Bashkimi Evropian po i hap derën Kanadasë për t'u bërë anëtari i saj i parë "i asociuar" – një status që nuk parashikohet në traktatet e bllokut. Njoftimi i Von der Leyen shënon një ndryshim të rëndësishëm në politikën e BE-së. Historikisht, blloku ka qenë skeptik ndaj kategorive fleksibël; madje, vendet anëtare reaguan me rezerva ndaj propozimit të Gjermanisë në maj për një status anëtarësimi të asociuar për Ukrainën, si një hap drejt anëtarësimit të plotë. "Partneritetet janë një zgjedhje strategjike për Evropën. Por ato gjithashtu ofrojnë një përgjigje ndaj tronditjes së sistemit ndërkombëtar të bazuar në rregulla", tha Von der Leyen në fjalimin e saj të përvitshëm mbi gjendjen e Bashkimit Evropian, mbajtur në Parlamentin Evropian në Strasburg. "Ne e shohim botën me të njëjtin sy: nga inteligjenca artificiale te ndryshimet klimatike, nga Arktiku te gjeopolitika. Dhe kemi qëndruar të bashkuar: për Ukrainën, mbrojtjen, lëndët e para dhe zinxhirët e furnizimit. Por mbi të gjitha... Evropa dhe Kanada besojnë te demokracia", tha ajo. Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, deklaroi më herët gjatë javës se Kanadaja kërkonte një "aleancë unike" me BE-në, por jo anëtarësimin e plotë. Von der Leyen e ftoi Carney-n t'i bashkohej në Strasburg dhe ai do të mbajë fjalimin e tij të enjten.

Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23
Top News – Rrugët e kaosit, trazirat shpëthejnë në Evropë, 1 mijë të arrestuar në Francë
25/10 12:22
Top Channel/Protestat në Itali, 110 të mitur të arrestuar/ Në komisariate më shumë se 370 persona
25/10 11:15
Top Channel/ Ndryshon ora/ Akrepat kthehen 60 minuta pas. Një orë më shumë gjumë, por trupit…
25/10 10:59
Top Channel/ Protestat në Francë, 1 mijë të arrestuar/ Më shumë se 400 mijë persona dolën në shesh
25/10 10:54
Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30